PS njofton mitingun përmbyllës të fushatës, ja kur dhe ku do mbahet

Partia Socialiste do ta mbyllë fushatën me një miting ditën e premte në datën 9, tek Parku Olimpik në orën 19.00.

Më herët sot gjatë ditës, kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha, njoftoi me anë të një statusi në Facebook se mitingu përmbyllës i fushatës elektorale do të mbahet në Tiranë më 9 maj në Bulevardin e Ri.

“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, – shkroi Berisha.

Dy forcat më të mëdha politike në vend kanë vendosur ta mbyllin fushatën për zgjedhjet e 11 majit në të njëjtën orë, po në dy skaje të kundërta të kryeqytetit.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us