PS-PD përplasen në Strasburg, Beleri në ndihmë të opozitës: Merr në mbrojtje Berishën, Metën, por edhe Veliajn

Në ditën e dytë të përballjes në komitetin e stabilizim asociimit BE-Shqipëri, formacionit të opozitës i erdhi në ndihmë edhe ish-kandidati i saj tashmë eurodeputet grek, Alfredi Beleri që hodhi akuza ndaj drejtësisë.

Si një që politikan që ka provuar qelitë, Beleri i qau hallin jo vetëm Sali Berishës e Ilir Metës, por edhe Erion Veliajt.

“Në Shqipëri sistemi i drejtësi është i kapur nga të njëjtët persona që po përpiqen ta reformojnë, qeveria e tanishme. Qeveria nëpërmjet gjyqësorit ja ka arritur të mbajë nën presion Berishën, udhëheqësin e opozitës, Meta është në burg dhe kryetari i bashkisë së Tiranës është arrestuar. Ata kanë arrestuar Veliaj për atë që ka bërë gruaja e tij, jo për krime të tjera që kanë lidhje direkte me kryeministrin e vendit. Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit, psh, rasti i zotit Gogu nuk u zgjodh deputet pasi në vend të tij u zgjodh një djali, babai i të cilit kishte para të blinte vota”, tha Beleri.

I thirrur në lojë, Gogu u detyrua të largonte topin që i dërguan te këmbët.

“Të gjitha pretendimet për situatën e zgjedhjeve në Shqipëri po shqyrtohen nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri. Vullneti i popullit do të jetë i patjetërsueshëm”, tha Gogu.

Pavarësisht thirrjeve të zyrtarëve evropianë për të respektuar dhe mbështetur punën dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë me në krye SPAK-un, demokratët nuk i kursyen kritikat.

“Nuk ka asnjë institucion të pavarur në vend, pasi partia në pushtet ka kapur çdo institucion, KQZ dhe Kolegji nuk bëjnë përjashtim nga ky fakt. Kemi një legjislativ që nuk ofron asnjë garanci për qytetarët dhe politikisht i motivuar. Udhëheqësit e opozitës janë mbajtur të arrestuar pa asnjë akuzë, apo pa dëshmi të saktë në gjykatë. Kemi akoma korrupsion në sistem, Reforma në drejtësi ka dështuar, pasi njerëzit po vuajnë. Nëse situate është e tillë 10 vite pas reformës, kjo situatë do të vijojë”, deklaroi Bylykbashi.

Socialisti Xhafaj përfitoi të çonte ujë në mullirin e komisionit të tij, duke ftuar opozitën në amendime konsensuale të drejtësisë së re.

“Ne si mazhorancë i qëndrojmë fort reformës së 2016 dhe shtyllat e asaj reforme i konsiderojmë të paprekshme. Ne shpresojmë shumë që edhe opozita, si ne të vlerësojë punë e institucioneve të drejtësisë, sidomos me SPAK. Dhe të ulemi nën monitorimin e BE të adresojmë masat dhe rekomandimet për konsolidimin e reformës në drejtësi”, tha Xhafaj.

Ndryshe nga takimet e mëhershme, kësaj radhe nuk kishte asnjë tentativë për deklaratë të përbashkët të Komitetit të Stabilizim asociimit, pasi sipas PE qëndrimet e palëve ishin evidentet përsa i përket zgjedhjeve dhe një tjetër fakt lidhje me faktin që ky takim mbahej me deputetët shqiptarë të të legjislaturës së vjetër.

Lajme të tjera |  Eurostat: Në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us