“PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!” Sula i drejtohet opozitës në Kuvend: Si gurë varri po na ngelin shumë njerëz të caktuar

Deputeti i PD-së i legjilaturës aktuale, Dashnor Sula, i cili nuk u përfshi në zgjedhjet e 11 majit, ka ironizuar nga foltorja e Kuvendit mazhorancën dhe opozitën e veçanërisht duke u ndalur te këta të fundit. Sula mes batutash tha se PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu në këtë gjendje. Ai tha se me nënkuptim për PD-në se disa njerëz të caktuar kanë mbetur si “gurë varri” dhe po krijojnë probleme mjaft të mëdha në politikë.

“Ne që s’do jemi më edhe mund të na dëgjojnë ndonjë Këshillë. Duhet të përgatisni një pr.ligj për parlamentarët pensionistë, që mos ta humbin kohën, që kanë nevojë të rrinë me nipër e mbesa dhe jo të jenë në Kuvend dhe të konsumojnë energji më shumë se sa u takon. Si gurë varri po na ngelin shumë njerëz të caktuar dhe po krijojnë probleme mjaft të mëdha në politikë.

Balla tha një shprehje që më tërhoqi vëmendjen, që s’do ua kërkojmë dorëheqjen Berishën rrini të qetë. Po zoti Balla ti mirë e ke dhe je i lumtur. Kam dëgjuar që po shkoni në Kishë të Laçit dhe të luteni që situata në PD të vazhdojë prapë në këtë gjendje. Një pjesë e mirë e juaja nuk ka më energji të reja. U është mërzitur edhe ju pushteti, po s’keni ca të bëni se s’ka kush ta marrë dhe u ka ngel në dorë”, tha Sula.

Lajme të tjera |  “Ik bashkë me kuajt e tu”- Bamir Topi mesazh publik Berishës: Jam gati t’i bashkohen PD-së nëse në shtator kërkoni falje për 2008-ën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us