Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, fakt që u provua edhe nga procesi i rinumërimit të votave, Sali Berisha nuk e shikon problemin në radhët e veta, por përpiqet të justifikojë goditjen me argumentin se zgjedhjet janë vjedhur dhe nuk kishte garë politike.
Ai ka artikuluar tezën e krijimit të një qeverie teknike. Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ftuar në “360 gradë” thotë se kjo tezë është për të blerë kohë, me qëllim që të largoi vëmendjen nga shqetësimi real i demokratëve, që është humbja e zgjedhjeve.
Ai theksoi se Sali Berisha ka shuar zërat kritikë në partinë Demokratike dhe nuk ka asnjë konkurrent.
“Opozita s’ka konkurrues ndaj Berishës dhe kjo është disfatike dhe nuk ka njëri që t’i dalë përballë, as me zë ndryshe, as me konkurrim dhe në gjithçka. Vetëm Tabaku kemi një deputete të votuar, ndërsa gjithë lista tjetër janë deputetë të emëruar, pra janë deputetë pa vota”, tha ai.