Pse fitoi Jorida Tabaku?

Nga Indrit Vokshi

Jorida Tabaku ka marrë 20% të votës së PD në Tiranë. Lënia në listë të hapur nuk është problem, mirëpo bëhet problem sepse merret si mesazh se Sali Berisha nuk e do në parlament, nuk e ka aq të rëndësishme, pranon edhe ta rrezikojë – mesazh për partinë dhe militantët ky. E kështu, Jorida Tabaku doli në fushatë e shoqëruar nga perceptimi se Sali Berisha nuk e do aq shumë.

Mirëpo jo të gjithë demokratët janë një prerje. Jo të gjithë ëndërrojnë t’i vënë minat Ambasadës amerikane, jo të gjithë e shohin me heroizëm rrahjen grusht me policinë, jo të gjithë flasin me gjuhën e tipit “bajlozt e krimit, baront e drogs.. po pooo”. Jo të gjithë besojnë në konspiracione pa lidhje, jo të gjithë xhirojnë spote me tavolina me pjata. Kjo trupë janë nja 30% e demokratëve.

Lajme të tjera |  Berisha takon presidentin e IDU-së në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore në Shqipëri

Këta janë potencialisht “euroatlantikë” mirëpo nuk shkuan te Basha pasi Basha jo domosdo ishte euroatlantiku më i spikatur edhe pse ishte kryetar i partisë euroatlantike, sikurse Berisha është kryetar i Partisë Demokratike por është më pak demokratiku. Emri jo gjithmonë korrespondon me realitetin.

Arsyeja e dytë: Organizimi dhe puna. Ditën kur u la në listë të hapur, mendimi im ka qenë ky: Sot e ka betejën e parë politike në jetë. Ato të mëparëshmet s’kanë qenë beteja, kanë qenë vende të sigurta në lista partie, kanë qenë pak si qyl, kjo është beteja e parë.

Ajo e ata nuk zhgënjyen në ketë pikë. Kontaktuan çdo person, u morën me çdo kuti, si dhe krijuan aleanca të shumëfishta me shumë faktorë të PD. Tipike si “oficerë partie” me përvojë nëpër fushata.

E treta dhe më e rëndësidhmja: Profili publik i Jorida Tabakut e ka ndihmuar cilindo për të kërkuar votë për të. Qëndrimet që ka mbajtur, modeli që ka ruajtur, gjërat për të cilat ka folur e ka luftuar, e kanë profilizuar mirë në publik si politikane e të nesërmes e me perspektivë, jo si politikane e të djeshmes që duhet hedhur pas krahëve.

Lajme të tjera |  Mori 17 mijë e 500 vota, por mbeti jashtë Parlamentit, Alimehmeti flet pas zgjedhjeve të 11 majit

Këto janë pak a shumë arsyet spikatjes dhe marrjes së 20,000 votave personale. Sigurisht, tani, ma merr mendja se Jorida e ka aq zgjuarësi të heshtur sa për të mos e lejuar veten të dehet nga kjo gjëja dhe të dëgjojë zërat që mund të thonë dil bëj namin.

Votat i ka marrë për deputete. E fakti që shumëkush habitet si u votuan Tabaku e Alimehmeti, tregon se perceptimi dhe imazhi për PD është shumë i keq, njerezit mendojnë se janë 100% formacion i tipit Al-Nusra.

Suksese!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us