Nga Indrit Vokshi
Jorida Tabaku ka marrë 20% të votës së PD në Tiranë. Lënia në listë të hapur nuk është problem, mirëpo bëhet problem sepse merret si mesazh se Sali Berisha nuk e do në parlament, nuk e ka aq të rëndësishme, pranon edhe ta rrezikojë – mesazh për partinë dhe militantët ky. E kështu, Jorida Tabaku doli në fushatë e shoqëruar nga perceptimi se Sali Berisha nuk e do aq shumë.
Këta janë potencialisht “euroatlantikë” mirëpo nuk shkuan te Basha pasi Basha jo domosdo ishte euroatlantiku më i spikatur edhe pse ishte kryetar i partisë euroatlantike, sikurse Berisha është kryetar i Partisë Demokratike por është më pak demokratiku. Emri jo gjithmonë korrespondon me realitetin.
Arsyeja e dytë: Organizimi dhe puna. Ditën kur u la në listë të hapur, mendimi im ka qenë ky: Sot e ka betejën e parë politike në jetë. Ato të mëparëshmet s’kanë qenë beteja, kanë qenë vende të sigurta në lista partie, kanë qenë pak si qyl, kjo është beteja e parë.
Ajo e ata nuk zhgënjyen në ketë pikë. Kontaktuan çdo person, u morën me çdo kuti, si dhe krijuan aleanca të shumëfishta me shumë faktorë të PD. Tipike si “oficerë partie” me përvojë nëpër fushata.
E treta dhe më e rëndësidhmja: Profili publik i Jorida Tabakut e ka ndihmuar cilindo për të kërkuar votë për të. Qëndrimet që ka mbajtur, modeli që ka ruajtur, gjërat për të cilat ka folur e ka luftuar, e kanë profilizuar mirë në publik si politikane e të nesërmes e me perspektivë, jo si politikane e të djeshmes që duhet hedhur pas krahëve.
Këto janë pak a shumë arsyet spikatjes dhe marrjes së 20,000 votave personale. Sigurisht, tani, ma merr mendja se Jorida e ka aq zgjuarësi të heshtur sa për të mos e lejuar veten të dehet nga kjo gjëja dhe të dëgjojë zërat që mund të thonë dil bëj namin.
Votat i ka marrë për deputete. E fakti që shumëkush habitet si u votuan Tabaku e Alimehmeti, tregon se perceptimi dhe imazhi për PD është shumë i keq, njerezit mendojnë se janë 100% formacion i tipit Al-Nusra.
Suksese!