Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

Nga Kreshnik Spahiu

Buzëqeshja për fitoren e Trump po ju ngrin gradualisht në buzë. Disa festuan dy muaj rresht dhe gënjyen pa pushim duke shfrenuar çdo imagjinatë perverse politike dhe mediatike duke na thënë:

  • Trump do shkrijë SPAK-un
  • Trump do arrestoj Yuri Kim
  • Trump do heq dekoratën Dumanit
  • Trump do heq Non-Grata Berishës
  • Trump do ftoj Berishën në SHBA
  • Trump do rrëzoj qeverinë Rama

DASH brenda javës u fundosi “kalanë e rërës” që ngriti Sali Berisha dhe partia e tij. Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi:

  • Një detyrë të re për Yuri Kim
  • Asnjë hetim për diplomatët në Shqiperi
  • Zgjerimin e listës Non-Grata
  • Zhbllokim të fondeve të USAID
  • Mbështetje për SPAK

Dje ekspertët e OPDAT janë rikthyer në SPAK dhe GJKKO duke vazhduar punën aty ku e kanë lënë një muaj më parë. Departamenti i Drejtësisë amerikane sponsorizon programe që synojnë përmirësimin e sektorëve të drejtësisë penale – Programin e Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT) Misioni qendror i OPDAT-it ndihmon strukturat e drejtësisë penale dhe të zbatimit të ligjit, me theks të veçantë në korrupsionin publik, krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Dje SHBA konfirmoi se SPAK nuk është produkt i Aleks Soros por një investim amerikan që nga mandati parë i Presidentit Trump. Beteja e tyre 28 vjeçare për një shtet ligjor në Shqipëri do të vazhdojë. Ky është një projekt gjeopolitik i amerikanve në rajon. Në këtë luftë do ketë shumë viktima dhe të parët në listë janë ata që e penguan dhe tentuan ta shkrinë apo ti ulin qepenin. Ëndrrat me mbylljen apo shkrirjen e prokurorisë speciale do marri edhe një përgjigje speciale. Për ata që nuk e besojnë duhet durojnë deri dy javë pas zgjedhjeve, ashtu siç ndodhi pas votimeve të 2021 kur SHBA e shpalli Non-Grata Sali Berishën, por që sigurisht si një shtet mik ata nuk ndërhyn përpara në zgjedhje por dy javë pas rezultatit të votimeve. Duroni deri në fundin e muajit Maj dhe çdo kush do kujtoj profecinë e ambasadores fuqiplotë të Donald Trump në Tiranë kur tha: “Do haj bar, kush i shkon pas Berishës.” Askush nuk duhet harrojë që politikani i cili festoj më shumë fitoren e Trump ishte serbi Dodik në Bosnje dhe një javë më parë u dënua me burg dhe morri arratinë për ti shpëtuar prangave. I dyti që festoi zgjedhjen e Trump kaq shumë ishte Sali Berisha…… Mos u habisni që në qershor Trumpin do e konsideroj të korruptuar dhe anti-shqiptar. Thjesht është çështje kohe deri sa SHBA të jap mesazhin se i ka vënë “kryqin” përjetsisht. Dashuria e tij për Trump do shuhet në 12 Maj. Thjesht do i duhet të paguaj shumë shtrenjtë keqpërdorimin e emrit të Trump….

Lajme të tjera |  “Nuredin Seci ka ç’aktivizuar kontaktet”/ Kompania amerikane flet për AP: Po lobojmë për non-gratën e Berishës!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us