Pse mungoi në Samitin e Tiranës, kryeministri grek?

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është nisur të enjten për në SHBA, ku do të kryesojë një diskutim të hapur të nivelit të lartë në kontekstin e presidencës greke në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka mësuar Albanian Post.

“Mitsotakis udhëton për në SHBA sepse do të mbajë një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të presidencës së Greqisë”, konfirmoi një burim jozyrtar për AP-në.

Udhëheqës nga 47 vende evropiane dhe institucione të BE-së hapën Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) të premten me një mesazh të qartë: unitet, bashkëpunim dhe veprim i përbashkët në një botë në ndryshim.

Lajme të tjera |  Refuzimi i Britanisë, “martesa” me Italinë dhe "distancimi" nga Turqia: Disa gjëra që duhet t’ia vlerësojmë Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, bashkë-organizatorë të samitit në Tiranë, i përqendruan fjalimet e tyre hapëse në sigurinë e Evropës, mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen e demokracisë dhe përgjigjet e përbashkëta ndaj kërcënimeve të përbashkëta.

Tema qendrore e samitit është “Një Evropë e Re në një Botë të Re: Unitet, Bashkëpunim, Veprim i Përbashkët”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us