Pse të gjitha partitë i mbushin sheshet me karrige?

Eugeni është një miku im që ka biznesin e tij në autostradë dhe merret me shitjen e mobiljeve.

Dje ai më telefonoi i lumtur dhe më tha se kishte larë të gjithë kredinë bankare për 5 vjet.
E pyeta i habitur: Eugen, kaq shumë ke fituar?
Po po më tha u kam shitur 100.000 karrige disa partive politike, të cilat blen me shumicë për çdo qytet.
Realisht “karrigia” është simbolika e krizës.
Faktikisht mitingjet e partive në çdo qytet të Shqipërisë dhe sheshet e mbushura me karrige.
Në të vërtet nuk e kisha menduar aq thellë por kur bëj bilancin 35 vjeçar të fushatave elektorale, më vjen para syve tabloja e shesheve entuziaste dhe plot shpresë të militantve të cilët në më shumë se tre dekada mbushin rrugët, sheshet apo stadiumet me brohoritje dhe në këmbë duke “fluturuar” nga zjarri fushatës.

Lajme të tjera |  DASH: Sali Berisha mund të vijë në SHBA, marrëdhëniet me Shqipërinë nuk mund të cënohen nga vendimet politike të Biden

Sot panorama është ndryshe….
100% e partive marrin me mijëra karrige dhe i vendosin me distancë nga njëra-tjetra.
Sheshet shndërohen në kinema verore dhe partitë kujdesen që një video apo një foto të tregojë sheshet plot.
Kjo padyshim është fushata më e ftohtë, më e zbehtë, më pa entuziazëm, më pa interes që ka parë historia politike shqiptare.
E gjitha i ngjan një amfiteatri veror ku bëhen prova para se të filloj koncerti.
Arsyet e kësaj fushate apatike lidhen me perceptimin dhe pritshmëritë e ulta në 11 Maj.
E gjithë Shqipëria e di rezultatin se kush fiton dhe kush humb. I vetmi kuriozotet është sa e thellë do të jetë humbja e Partisë Demokratike krahasuar me 4 vjet më parë.
E gjitha i ngjan një ndeshje ku dihet rezultati dhe në stadium shkojnë vetëm bastaxhinjtë por dhe disa budallenj që s’duan të besojnë realitetin, duke parë trukimin e golave nëse loja do përdundojë 8 me 2 apo 7 me 3.
Deklaratat dhe premtimet në sheshe nuk kanë vlerë në popull sepse programet plotike nuk i dëgjon askush kur një parti i ka shenset zero të marr pushtetin.
Batutat e Edi Ramës apo gafat me “kujtesën” e Berishës janë shakaja pa kripë që vlon në rrjetet sociale, prandaj sheshet mbushen me karrige që të ngjanë 5 herë më shumë të mbushura se mitingjet klasike.
Befas mu kujtuan disa vargje:
“O ethet e luftës për karrige,
disave nuk ju iket, disave s’ju pritet”.
Ndoshta nga kjo fushatë me sheshet e mbushura me stola, do dal i fituar vetëm miku im mobilier që brenda nje muaji u bë milioner.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us