Pse të gjithë në PD janë në garë për ‘bustin’ e Berishës?

Nga Namir Lapardhaja

Pas zgjedhjeve të 11 majit, në vend që Partia Demokratike të prodhonte një debat të brendshëm për dështimin elektoral, ajo është zhytur në një garë qesharake se kush përkëdhel më shumë sedrën e Sali Berishës.

Nëse analizojmë reagimet publike të deputetëve të PD-së, të atyre që kanë mbetur dhe atyre që u larguan, del një e përbashkët e çuditshme: për humbjen janë fajtorë të gjithë, përveç Berishës.

Nuk janë vetëm ‘garda e vjetër’ e kësaj partie,  por çudia qëndron te zërat që do duhet të shfaqeshin të moderuar dhe objektiv, të cilët janë rreshtuar në të njëjtën llogore absurde dhe qesharake.

Për hir të së vërtetës,  shprehja që “pa Berishën, PD bëhet katërmbëdhjetë copa”, nuk është krejtësisht e pavërtetë.

Berisha është njëkohësisht pika më ‘e fortë’ dhe më e dobët e kësaj partie.

Forca e tij qëndron në aftësinë për të mbajtur një grup të përçarë në kontroll, ndërsa dobësia qëndron në faktin se  ai nuk mundëson ardhjen e PD në pushtet, nuk lejon hapjen dhe demoktatizimin e saj dhe nuk mundëson një rinovim normal, për shkak të mendësisë sektare dhe tribale.

Lajme të tjera |  Sali Berisha në SPAK, zbulon mesazhin që la për Altin Dumanin

Në themel të kësaj gjendjeje qëndron kultura politike e liderit absolut, që nuk sfidohet, nuk kritikohet, dhe nuk zëvendësohet.

Kështu, Partia Demokratike është në një gjendjeje ‘stand by’ në pritjeje për trashëgiminë e Berishës. Në vend të ideve, programit, debatit dhe ndryshimit, ajo ofron një garë për mbajtjen në këmbë të ‘bustit‘ të Berishës, sepse rënia e tij rrëzon të gjithë ‘status quo-n’ aktuale të asaj partie, që as fiton dot as hap rrugën për të lënë të tjerët të rriten dhe fitojnë. Njëkohësisht bëhet nga figura politike që nuk kanë ditur të bëjnë hije, por janë në atë parti si pasojë e hijeve të të tjerëve.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në këtë kuptim, kjo garë e ethshme mes deputetëve të vjetër dhe të rinj, bëhet vetëm nga frika se mos “tjetri”, dhe jo ata vetë, trashëgon drejtimin, sepse poshtë Berishës të gjithë janë në konflikt për jetë a vdekje me të gjithë të tjerët, askush nuk do askënd dhe të gjithëve u është mbushur mendja dhe kanë ëndrra të mëdha për të qenë pasardhës, sepse vetëm ata e meritojnë dhe vetëm ata e bëjnë.

Ndaj edhe sot e vetmja garë që bëhet në PD është ajo e deputetëve që nuk zhvillojnë asnjë debat tjetër veçse asaj që gjithkush është fajtor për humbjen, përveç Berishës, sepse vetëm kështu shpresojnë të marrin ‘bekimin’ e tij kur të vijë sahatidhe vetëm kështu shpresojnë të mos lejojnë të tjerët ta kenë të njëjtën mundësi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us