Pse vendimi “non grata” nuk është hequr në faqen e DASH? Si përgjigjet Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me çështjen “non grata”, të cilën e kanë konsideruar si një vendim politik të administratës së kaluar amerikane të Joe Biden.

Në një intervistë për “Opinion” një ditë para mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Sali Berisha tha se vendimi i ish-Sekretarit Blinken për ta shpallur non grata është konsideruar si politike nga administrata e Trump dhe kjo gjë nuk pranohet.

24 orë më parë doli një lajm sipas të cilit një gazetar korrespondent i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar që ka pyetur DASH lidhur me statusin e vizës për ty, dhe ata i kanë thënë që ne shpeshherë lehtësojmë mundësitë për personat e shpallur non grata për të udhëtuar në SHBA kryesisht për obligime ndërkombëtare ose për interesat tona. Aq më tepër që ne nuk mund të lëmë politikën tonë të jashtme dhe marrëdhëniet me Shqipërinë të mbeten peng i vendimeve të politizuara të kohës së Biden. Çfarë domethënë kjo për ju?

Sali Berisha: Lajmi i madh që po jehon në mbarë botën dhe të gjitha agjencitë e mëdha të lajmeve është që fillon nga fundi, se Departamenti i Shtetit dhe administrata e Presidentit Trump nuk mund të pranojnë vendimet politike të administratës Biden, aq më tepër të Antony Blinken, një person që sot është non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E vërteta e këtij lajmi është hedhja në kosh të plehrave të një qëndrimi antidemokratik kundër forcës konservatore politike të Shqipërisë, të Edi Ramës, George Soros dhe Antony Blinken. DASH damkos këtë qëndrim si të papajtueshëm me administratën e re.

A i jeni drejtuar Departamentit të Shtetit? Se ky është postim i një gazetari.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Sali Berisha: Kur një korrespondent i Shtëpisë së Bardhë drejton një pyetje të tillë, kjo ka një domethënie shumë të madhe. Unë shpreh mirënjohje ndaj DASH për qëndrimin e ri që ka shpallur dhe e garantoj se PD, Sali Berisha mbeten të vendosur për marrëdhëniet më të ngushta, bashkëpunimin më të frytshëm. Kemi të bëjmë me njohjen zyrtare të përdorimit politik të fuqisë, pra korruptiv, të fuqisë diplomatike të SHBA nga administrata Biden.

Heqja e vendimit duhet të reflektohet në faqen e DASH.

Sali Berisha: Aty ky problem duket se po zien.

Ata nuk thonë largim, thonë lehtësojmë mundësinë e hyrjes në SHBA për çështje internacionale që mund të lidhet me OKB ose interesa amerikane.

Lajme të tjera |  Meta thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje të dielën: Të braktisim shpopullimin, të zgjedhim ndryshimin

Sali Berisha: Nuk është aq. Ajo është procesi burokratik, kurse vendimi politik është rreshti i fundit. Denoncon si akte politike të administratës Biden.

Po procesi burokratik-administrativ është vënë në lëvizje?

Sali Berisha: Jo nuk besoj, nuk e di, nuk jam në gjendje të them, sepse mua më erdhi papritur ky lajm.

A kanë lobuar njerëz tuaj apo kompania e lobingut për këtë lajm?

Sali Berisha: Ka patur shkrime shumë të fuqishme dhe ajo ka qenë që në fillim. Drejtimi im kryesor në këtë betejë ka qenë mediat, puna me mediat, dhe unë aty kam patur sukses të padiskutueshëm. Në mediat amerikane unë kam fituar betejë me kohë. Ja ku është procesi, denoncimi i vendimit si politik. Ky është proces. Edi Rama, për aktin e tij më të ulët, i cili zgjodhi ekzekutimin politik të një njeriu për të ekzekutuar opozitarizmin, ndaj dhe raporti (Rezoluta e Valencias) thotë shtyp pluralizmin me institucionet. Korrespondon ky njoftim me futjen në rreth të kuq në mënyrë përfundimtare të Edi Ramës nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane, de facto kongresi i udhëheqjes të sotme të Europës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us