PSG ka shansin të fitoi tripletën, Al-Khelaifi nuk ngopet me finalen: Duam Champions-in

Skuadra e Luis Enriques është një hap larg shkrimit të historisë, por tani në finalen e Champions League do të duhet të përballet me Interin e Simone Inzaghit.

Pas këtij suksesi ka komentuar numri një i klubit parizien, Nasser Al-Khelaifi: “Duhet të kujtojmë fazën e grupeve, nuk ishim të sigurt për kualifikimin, por gjithmonë besonim te kjo skuadër, te ky trajner.

Është e mrekullueshme për të gjithë. U thashë lojtarëve se isha krenar për ta, për këtë ekip, për këta lojtarë. Nuk mbaron këtu, duhet thënë, ka ende një ndeshje shumë të rëndësishme për të luajtur, duam Championsin”, tha Al-Khelaifi për “CBS Sports Golazo”.

PSG-ja ka shansin e artë të fitojë tripletën historike në këtë sezon, nëse ia dalin me sukses të mposhtin Interin në finalen e Champions-it, datë 31 maj, e cila do të mbahet në “Allianz Arena”.

Lajme të tjera |  Për herë të pestë në histori, Shkëndija kampione në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us