‘Publiku nuk i ka qejf kopjet’, Luizi reagon për herë të parë për Big Brother

Luiz Ejlli mbetet padiskutim një prej emrave më të lakuar, edhe pse këtë vit pjesë e Big Brother janë bërë dhjetra personazhe të tjerë. Teksa ka zgjedhur që deri tani të mos mbështesë askënd nga jashtë, së fundi Luizi ka bërë reagimin e tij të parë në lidhje me dinamikat që janë duke ndodhur brenda shtëpisë. Luizi ka mbështetur indirect deklaratën e gazetares Sonila Meço, e cila tha se disa personazhe po tentojnë këtë vit që të kopjojnë lojën e tij.

Deklarata e Sonila Meços: Kurthi i dytë është ajo i historisë së Luizit me Kiarën, është jashtëzakonisht i frikshëm për një arsye, Luizi ishte një personazh nga më interesantet e të gjithë Big Brother në të gjithë botën. Luizi e ndërtoi këtë kurbë duke pasur Kiarën e tij, mund të ishte kushdo, e pati këtë histori romantike, që sot është realizuar. Ata u martuan, Kiara është shtatzënë, presin një fëmijë, edhe ato kundërshti që kishin ndaj Kiarës janë zbutur. Ata që kanë strategji romancën duhet të dalin nga ky kurth, gjë nga e cila duhet të dalin, pasi publiku nuk i ka qejf kopjet.

Kjo video është shpërndarë nga vetë Luizi, dhe në shenjë mbështetje ai ka vendosur një shenjë aprovimi. Ka disa sjellje të personazheve, si Juli, Roza, apo të tjerë banorë, të cilët janë akuzuar se po tentojnë që të bëjnë lojën e Luizit brenda shtëpisë, e duket se vetë ish-fituesi i aprovon këto zëra.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us