Puna në të zezë, informaliteti më i lartë te punonjësit me paga të ulëta

Informaliteti në tregun shqiptar të punës është i përhapur, por pjesa më e madhe e tij është e përqendruar te punonjësit me paga të ulëta, teksa 20% e fenomenit dominohet nga ata që marrin paga të larta, – vëren një hulumtim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).

Pavarësisht angazhimeve nga vendet, progresi drejt formalizimit të qëndrueshëm është i ngadalshëm dhe punësimi informal është i lartë.

Duke qenë se shumica e punonjësve informalë marrin paga të ulëta, kjo mund të bëhet shkak për kriza kombëtare, rajonale dhe globale, si p.sh. OECD përllogarit se aktualisht afërisht 2 miliardë punonjës në të gjithë punonjës në informalitet dhe zënë 60% të punësimit total dhe shumica e tyre janë me paga të ulëta.

Lajme të tjera |  E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

(OECD i ka përcaktuar pagat e ulëta deri në 50% të nivelit të pagës mesatare, pagat mesatare janë nga 50% e mesatares deri në 150% e mesatares; dhe pagat e larta me mbi 150% të pagës mesatares).

Në Shqipëri informaliteti në tregun e punës është i përqendruar 60% në pagat e ulëta, 20 për qind në pagat mesatare dhe 20 për qind në paga të larta.

Informaliteti në tregun e punës, përveçse krijon kosto fiskale dhe ekonomike, bëhet shkak për probleme sociale afatgjata. Kjo kategori nuk përfiton nga sistemet e sigurimeve sociale dhe shëndetësore dhe rrezikon të trashëgojë te fëmijët të punuarit në të zezë dhe në përgjithësi jashtë sistemit ligjor.

Kjo kategori e madhe punonjësish në të zezë mban dy barrë të mëdha, mungesën e të drejtave ligjore dhe pagën e ulët, vë në dukje OECD.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Informaliteti në pagat e larta është i përqendruar tek punonjësit të cilët janë shumë produktiv (ndoshta për shkak të aftësive më të larta) dhe që kanë shumë të ardhura duke synuar që të mos deklarojnë një pjesë të tyre për qëllim tatimore.

Teksa punonjësit informalë me paga të ulëta zakonisht kanë njohuri elementare dhe punojnë në sektorë që nuk kanë nevojë për aftësi, por për krah pune.

Përafërsisht 45.0% e punëtorëve informalë në rang global kanë vetëm arsim fillor ose më pak, ndërsa kjo shifër është vetëm 7.0% për punonjësit formalë./monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us