Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një çif emigrantësh ka vrarë foshnjen e porsalindur dhe e ka hedhur në koshin e mbeturinave.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin turistik të Vravrona-s, me protagonistë një çift emigrantësh nga Nepali që punonin në një hotel në zonë.
Ishin punëtorët e tjerë ata që ngritën dyshime, pasi fëmija i porsalindur u zhduk papritur. Gruaja kishte shkuar në spital me gjakderdhje, por mjekët e kishin të pamundur të përcaktonin nëse kishte dështuar apo kishte bërë lindje.
Autoritetet policore thanë se e gjetën dhomën ku ata qëndronin të mbushur me gjak, ndërsa kur panë kamerat e sigurisë, dalluan babain e foshnjes që e hodhi fëmijën në mbeturina.
Aktualisht po kërkohet për gjetjen e trupit të foshnjes që mund të jetë marrë nga makina e pastrimit.





