Punëtori humbi jetën pas rrëzimit nga vinçi, ‘zhduket’ zyrtari i Bashkisë së Elbasanit

Një punonjës i Bashkisë së Elbasanit, elektricisti Eduard Balliu, 56 vjeç, humbi jetën ditën e djeshme, për shkak se u rrëzua nga vinçi teksa ishte në orarin e punës. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet në lidhje me përgjegjësit e sigurisë. Për këtë shkak ka nisur hetimi në gjendje të lirë për Drejtorin e Administratës në Bashkinë e Elbasanit, S.Ç, 55 vjeç dhe është shpallur në kërkim, përgjegjësi i Sektorit të Ndriçimit në këtë bashki, M.Q.54 vjeç.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Ditën e djeshme, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Lajme të tjera |  Rrezikohej në Sierra Leone, shqiptari riatdhesohet në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us