Punëtori shqiptar vdes tragjikisht në Itali, 43-vjeçari u aksidentua me furgon, iu pre edhe këmba

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Sipas mediave në shtetin fqinj, 43-vjeçari mbeti i plagosur të shtunën mbrëma në një aksident, ku iu pre edhe këmba.

Pas ngjarjes, 43-vjeçari iu nënshtrua operacionit gjatë të dielës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Punëtori shqiptar ishte pasagjeri në një furgon të marrë me qira, të drejtuar nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit me të cilin po kthehej në shtëpi.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që i mori jetën punëtorit shqiptar.

Lajme të tjera |  E zuri masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator gjendet pas gjashtë ditësh trupi i 29-vjeçarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us