Punon si kameraman në televizion, kush është 45-vjeçari i martuar që përndiqte të renë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Gentian Gegën, i cili është vënë në prangat e policisë së Tiranës, nën akuzën e përndjekjes. 45-vjeçari i martuar me fëmijë, punon si kameraman në një televizion në Tiranë.

Gega dhe 23-vjeçarja mësohet se kanë pasur marrëdhënie sentimentale me njëri-tjetrin, por 45-vjeçari së fundmi është fiksuar pas saj.

Arrestimi i Gentian Gegës edhi pasi vajza merrte vazhdimisht mesazhe të tipit “të dua, nuk jetoj dot pa ty” dhe vendosi të bënte kallëzim pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet. Nga hetimet ka rezultuar se Gega, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.

Lajme të tjera |  Votimi elektronik, del më në fund rezultati për Vorën dhe njësinë 10 në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us