Punonjësit e IEVP fushatë zgjedhore në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet URGJENTE

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar një procedim penal për “shpërdorimi i autoritetit policor”, pas një denoncimi publik të bërë në rrjetet sociale nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Në denoncimin e tij, Noka pretendonte se disa punonjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Peqin po bënin fushatë në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025. Por vetë  Prokuroria e Elbasanit, nuk e ka bërë me dije emrin e kandidatit për të cilin është bërë kallëzimi. Por, ka ngritur një grup të posaçëm hetimor me një prokuror dhe tre oficerë të policisë gjyqësore për të kryer hetime më urgjente. Pritet që të merren në pyetje personat në dijeni, bashkë me mbledhjen e provave dhe këqyrjen e pamjeve filmike.

Denoncimi në rrjetet sociale nga një subjekt politik, Prokuroria Elbasanit regjistron procedim penal për ‘Shpërdorim i autoritetit policor’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, regjistroi kryesisht procedimin penal nr. 457/2025, për veprën penale “Shpërdorimi i autoritetit policor”, parashikuar nga neni 332/a i Kodit Penal. Regjistrimi u krye pas marrjes dijeni nga burime të hapura në internet për një denoncim publik në rrjetet sociale nga përfaqësuesi i një subjekti politik, lidhur me përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të IEVP Peqin në fushatë zgjedhore në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe bazuar në urdhrin nr. 25, datë 28.03.2025 të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan “Mbi organizimin e shërbimit të gatishmërisë së përforcuar për periudhën zgjedhore nga 01.04.2025 deri më dt. 31.05.2025”, duke vlerësuar rëndësinë e posaçme të zgjedhjeve të lira e demokratike, në kuadër të qasjes proaktive të prokurorisë për identifikimin e rasteve të kryerjes së veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Në funksion të kryerjes së një hetimi të plotë e të gjithanshëm, u ngrit një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, nga të cilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore me karakter të ngutshëm, si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate celulare, DVR) etj. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për hetimin efektiv të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, duke ftuar çdo individ apo subjekt politik të përcjellë në kohën e duhur çdo informacion për fakte penale.

Çfarë denoncoi sot Flamur Noka?

Lajme të tjera |  Basha ‘shigjeton’ Berishën: Me kë do ta luftojë korrupsionin? Me Ilir Metën, Elvis Rroshin apo prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka denoncuar me foto dhe emra disa prej punonjësve të policisë në burgun e Peqinit me pretendimin se po bëjnë fushatë për Sara Milen. Po ashtu, ka bashkangjitur edhe fotot e personave që ka denoncuar.Punonjësit e IEVP fushatë zgjedhore në burgun e Peqinit,

Ne lokalin e policit Çim Delia (numri 5 ne liste) keta punonjes policie me uniforme kane zhvilluar takim per tu perfshire ne fushate. Data e takimit 2 ose 3 maj, ora 10. Ndersa ne dt.19 prill ne Gjocaj te Peqinit jane perfshire punonjësit e policise se burgut Peqin. Nje prej tyre ka qene polici Shefit Dranga. Ne takim ka qene dhe ajo e Elbasanit,”-shprehet Noka në denoncimin e tij./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us