Putin ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Biden

Presidenti rus Vladimir Putin reagoi këtë të dielë pas deklaratave të bëra nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Boiden, se Rusia do të sulmojë një vend të NATO-s. Sipas shefit të Kremlinit kjo është një marrëzi ndërsa deklaratat i cilësoi si të pakuptimta. Putin tha se Rusia nuk kishte asnjë interes të luftojë më aleancën ushtarake perëndimore.

Vladimir Putin: Është absurditet i plotë dhe unë mendoj se Presidenti Biden e kupton këtë. Rusia nuk ka asnjë arsye, asnjë interes, asnjë interes gjeopolitik, as ekonomik, politik apo ushtarak, për të luftuar me vendet e NATO-s.

Çfarë tha Biden sot?

Joe Biden duke folur në Kapitol Hill në një fjalim që synonte të bindte republikanët të mbështesin ndihmën e mëtejshme për Ukrainën, është shprehur se: Nëse Putini merr Ukrainën, ai nuk do të ndalet me kaq. Putini do të sulmojë një vend të NATO-s dhe më pas ne do të kemi diçka që nuk e kërkojmë dhe që nuk e kemi sot: trupat amerikane që luftojnë trupat ruse.

Lajme të tjera |  Flet si kandidat për kryeministër, Berisha: Do të jetë rikthimi i tretë më pozitiv, minus gabimet që kam bërë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us