Putin fitoi sërish zgjedhjet/ Matteo Salvini: Kur njerëzit votojnë, ata kanë gjithmonë të drejtë

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë të Italisë, Liga, Matteo Salvini i cili shërben si zëvendëskryeministër, tha se rezultati i zgjedhjeve të Rusisë duhet të pranohet. Salvini deklaroi se kur njerëzit votojnë, ata kanë gjithmonë të drejtë, shkruan The Guardian.

“Rusët votuan dhe ne e pranojmë këtë, duke shpresuar se viti 2024 do të jetë viti i paqes,” u tha ai gazetarëve.

Putin fitoi mandatin e tij të pestë me 87,29 për qind të votave në atë që është përshkruar nga një grup i pavarur monitorues si zgjedhjet më mashtruese dhe më të korruptuara në historinë ruse.

Nga kandidatët, Nikolay Haritonov i Partisë Komuniste mori 4,30 për qind të votave, Vladislav Davankov i Partisë së Njerëzve të Rinj 3,84 për qind si dhe Leonid Slutskiy i Partisë Liberalo-Demokratike 3,21 për qind. Presidenti i sapozgjedhur do të qëndrojë në detyrë për 6 vjet. Pas zyrtarizimit të rezultateve, Putin do të marrë detyrën e presidentit të Rusisë për herë të 5-të

Lajme të tjera |  Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas për vdekje këmbësoren (EMRI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us