Qarqet më të rrezikuara/ Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë. Edhe korriku do të jetë një muaj i nxehtë

Kjo fundjavë pritet të jetë përvëluese, me temperatura maksimale që të shtunën dhe të dielën pritet të arrijnë në 39 gradë në zonat e Ulëta.

Kështu tha Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha në ‘Sot Live në Shqipëri’.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat bregedare 22/33;

Në zonat e ulëta 20/39;

Në zonat malore 17/30.

“Të hënën presim të kemi një rënie të lehtë të temperaturave. Në zonat e ulëta temperaturat do të shkojnë në 36 gradë celcius”, tha Gjoni.

Problem, meteorologët cilësojnë nivelin e lartë të temperaturave minimale, duke vështirësuar përditshmërinë e secilit prej nesh.

Për shkak të temperaturave të larta edhe rreziku nga zjarret është më i lartë. Qarqet më të rrezikuara janë Fieri, Lezha, Durrësi dhe Tirana, por nuk mbeten pas as Gjirokastra, Berati dhe Shkodra.

Lajme të tjera |  “Mbështesim investimin e huaj në Zvërnec, është tokë private”, Berisha: Hipokritët derdhin lot krokodili!

Ndërkohë ashtu si qershori edhe korriku do të jetë një muaj i nxehtë.

“Sipas parashikimeve të deritanishme tre javët e para të korrikut priten që temperaturat të jenë 3-6 gradë mbi normë”, përfundoi Gjoni.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us