“Qëllimi i Berishës është mbrojtja e interesit personal”, deputet i PD: Ku ishin patriotët që po paguajnë 6 mln dollarë kur Berisha bënte aleancë me Belerin?!

Deputeti Ferdinand Xhaferaj shpjegoi argumentet e tij politike pse Sali Berisha ka halle personale dhe se prania e tij në parti e dobëson edhe më shumë partinë.

Madje sipas tij, partitë e reja do marrin më shumë vota djathtas sesa majtas, teksa Kodin Zgjedhor Berisha pranoi ta ndryshonte në favor të Ramës dhe vetes: Kryeministri mbante pushtetin dhe Berisha partinë me deputetët që donte.

“I gjithë qëllimi i Berishës nuk ka qenë fitorja e zgjedhjeve, por të dalë me një grup parlamentar të fortë brenda partisë për të mbrojtur interesin personal për përballjen me SPAK. Kodi Zgjedhor ndaj u bë, që Rama të fitonte zgjedhjet dhe Berisha të vendoste deputetët që donte. Më vjen keq ta them, por duhet thënë”, u shpreh ai.
Por kë favorizon lëvizja e Berishës që mban opozitën të përçarë sipas Xhaferrajt?

“Risia është se partitë e reja marrin vota djathtas, edhe pse do kisha shumë dëshirë që të merrnin majtas. Kurse për LaCivita mund të them se bëri maksimumin me këtë gjendje që është PD-ja aktualisht. Ndaj them se për ata që nuk e duan Berishën më në PD, më e mira mbetet që të mos shkojnë fare në zgjedhje më 11 maj, nëse duan që partia të ndryshojë. Të rrinë si spekatorë, pasi pjesëmarrje është edhe kjo duke mos shkuar në zgjedhje. Problemet personale që ka Berisha shkon drejt një vendimmarrje që është kundër interesave të PD-së”, shpjegon ai.

Për të rezultati është i paracaktuar, sepse në të kundërt Berisha do vepronte si Rama, duke nxjerrë bashkëpunëtorët apo njerëzit me probleme në SPAK tek lista e hapur.

Lajme të tjera |  Nis Konklava për zgjedhjen e Papës së ri

“Nëse i interesonte halli i PD-së do i thoshte të gjithë bashkëpunëtorëve të ngushtë apo këtyre meprobleme te SPAK, shkoni të gjithë te listat e hapura, siç bëri Rama me PS-në. Ose atyre që hedhin vallen sipas tij, që t’u thoshte shkoni atje në SPAK nëse keni problem e jo t’i thërresë për protestë para SPAK.

Për fat të keq rezultati është i paracaktuar. Risia tjetër e kësaj fushate është se PD-ja kandidon pas tre dekadash kur ndodhi ndryshimi i madh për Shqipërinë si gjithë Europa, me një lider që është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, dy vendet për të cilat bënte thirrje kur mori pushtetin për herë të parë. Ky është një paradoks”, tha Xhaferraj.

Lajme të tjera |  DETAJET/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Has

Kurse për kontratën e lobimit shprehet se “ku ishin patriotët që po paguajnë tani 6 mln dollarë për PD-në kur Berisha bënte aleancë me antishqiptarin dhe nacionalistin Fredi Beleri?”, duke ngritur dyshim edhe më të fortë se është një fondacion familjar që paguan për hallet e kreut të PD-së, dhe jo për hallet e partisë.

“Nëse do ishin patriotë, do dilnin me shumë krenari dhe do deklaronin bordin me 1 a 15 vetë dhe nuk do fshiheshin pas burrit dhe gruas. Mjafton rasti i Fredi Belerit për ta thënë më qartë, kur ish-komandanti i përgjithshëm që iu vranë dy ushtarakë kur ai ishte President, me këtë njeri të dyshuar në 1994 si i përfshirë, vete bën aleancë apo e fut kandidat, dhe këta patriotë nuk thanë asnjë fjalë. Unë mendoj se këta janë patronazhistë të parave të pista dhe argumenti më çon atje”, u shpreh Xhaferraj për Report Tv.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us