Një person është qëlluar me armë zjarri pak çaste më parë në zonën e Vinotekës në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, autorë të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj shtetasit Gent Larushku.
Ky i fundit ka arritur t’iu shpëtojë plumbave duke u larguar. Ai ka thënë se në momentin që është qëlluar, ndodhej brenda makinës, pranë shtëpisë së tij.
“Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, bën me dije policia e Shkodrës.