Fasli Hyka, 83 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri ndaj disa të rinjve në lagjen ‘Partizani’ të Shkodrës, do të shtrohet në spitalin e burgut. Këtë vendim për të moshuarin e ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës.
83-vjeçari do të shtrohet në spitalin e burgut të Shën Kollit. I moshuari qëlloi me armë gjahu çifte më 9 janar në drejtim të disa të rinjve, të cilët fatmirësisht arritën që të shpëtojnë.
Prokuroria, gjykata, avokati mbrojtës, por edhe familja kanë thënë se ai e ka të domosdoshëm shtrimin në spital. Pas kontrolleve, dyshohet se 83-vjeçari ka probleme mendore.