Qëlloi me grusht duke i shkaktuar vdekjen Armando Meshaut, dënohet me burg Rei Meta

Rei Meta është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg për vrasjen e ndërtuesit Armando Meshau, vitin e kaluar në Vlorë.

Meta, i cili e qëlloi me grusht fatal Meshaun, është dënuar për ” vrasje nga pakujdesia” sipas nenit 85 , siç kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj, ndërsa gjykatësja Dorina Stroka dha vendimin e 3 viteve burg.

Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte cilësuar vrasje me dashje por kjo akuzë është rrëzuar. I pranishëm në sallën e gjyqit ishin avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.

Konflikti mes Metës dhe Meshaut nisi për një kontratë të nënshkruar për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë ku do të ndërtonte Armando Meshau, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.

Rei Meta është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.

Lajme të tjera |  Dosja “PARTIZANI”, Berisha: Piramidë mashtrimi!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us