Qëlloi me shuplakë Gjestin, reagon për herë të parë Joz Marku: Jam provokuar, edhe durimi ka kufi!

Një javë pas ngjarjes së bujshme në “Big Brother VIP 4”, kur këngëtari Gjesti u qëllua me shuplakë nga Jozefin Marku, ka ardhur një reagim edhe nga ky i fundit. Në disa “InstaStory”, Jozi sqaroi se gjatë eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është provokuar gjatë gjithë kohës. Teksa kërkon ndjesë për veprimin e kryer, ai shton se “durimi ka kufi”. Në fund, tregon edhe preferencën e tij për fituesin, që sipas tij duhet të jetë Rozana Radi.

REAGIMI I JOZEFIN MARKUT: 

Qëlloi me shuplakë Gjestin, reagon për herë tëQëlloi me shuplakë Gjestin, reagon për herë tëQëlloi me shuplakë Gjestin, reagon për herë të

Përshëndetje të gjithëve, uroj të jeni mirë! Dua të falenderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova. Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi edhe më shumë, jashtë saj. Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e TopChannel që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne. Një eksperiencë që do mbetet e paharrueshme në jetën time. U futa në BigBrother dhe zgjodha që të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time. Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejtë, pa filtra – dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim. Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë që ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.

Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës. Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë: “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis.” Shumë dashuri për të gjithë ju, Me respekt, Jozi!

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 20 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us