Gjykata e Prishtinës ka vendosur në paraburgim dy të rinjtë, që kanë goditur me shufra hekuri dy të rinjtë, që qëlluan me makinë dhe pas e dhunuan për vdekje me shufra hekuri, 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahun.
Në burg janë lënë të rinj Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu. Ngjarja e rëndë ndodhi në Podujevë të Kosovës.
Viktima Lulzim Fejzullahu ka pësuar lëndime fatale, si rezultat i një sulmi brutal. Pavarësisht se mjekët janë përpjekur ta mbajnë në jetë, ai nuk mundi të jetojë. Autorët e qëlluan pa mëshirë me sende të forta. Autorët janë të mitur.
Zëdhënësja e Gjykatës së Kosovës Mirlinda Gashi tha se një prej agresorëve kishte qenë i dënuar 3 vite burg për një rast të ngjashëm. Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se ka qenë radha tek berberi.