Qëndrim apo ngjitje në Kategorinë e Parë? Luhet sot sfida tjetër e “Play-Out”

Kastrioti dhe Luzi do të përballen ditën e sotme mes tyre për të luajtur ndeshjen e “Play-Out” të Kategorisë së Parë. Duel ky që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës në orën 15:00.

Krutanët do të kërkojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë për të qenë pjesë e kësaj kategorisë për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë në krahun tjetër luzitanët do të luftojnë për ngjitjen në të parën.

Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, për shkak se është i një rëndësie mjaft të madhe për të dyja ekipet. Pritet të shihet se cili mes Kastrioti dhe Luzit do t’i shkojë deri në fund objektivit.

Lajme të tjera |  “Nuk ka rëndësi sa gola na shënuan”, Lamine Yamal: Reali nuk na mund dot, këtë e kemi vërtetuar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us