Qeveria, 5 milionë euro për të ndërtuar hotel luksoz qensh

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur një tender më vlerë 5 milionë euro për të rindërtuar Fermën Didaktike të Valiasit. Projekti parashikon shndërrimin e Fermës në një objekt shumë funksional duke përfshirë ndëtimin e një banke gjenetike, stallave të lopëve dhe dhive, laboratorët për kërkim shkencor si dhe ndërtimin e një hoteli luksoz për qentë dhe macet.

“Projekti synon të krijojë një hapësirë me përdorim të përzier ku të integrohen aktivitetet edukative për kurrikulat shkollore, kërkimi dhe zhvillimi, prodhimi i produkteve, duke shërbyer kështu si shembull i tregut të “Vlerës së Shtuar” për ciklet ekonomike, i cili gjithashtu ofron shërbime në fushën e turizmit me temë agrare, ku në një mikrohapësirë zhvillohet i gjithë cikli i plotë i përdorimit efektiv të burimeve njerëzore dhe territoriale dhe duke zbatuar edhe strategjinë dhe parimet e zhvillimit rajonal,” thuhet në dokumentat e tenderit.

Lajme të tjera |  Deputeti i PD hedh akuzat: Berisha ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës. Nga vjeshta deri në pranverë, partia do të reformohet!

Aktualisht Ferma Didaktike Eksperimentale në pronësi të Universitetit Bujqësor është në gjendje të degraduar, me shumë nga ndërtesat që janë jashtë përdorimit.

Por me projektin e ri të qeverisë kjo fermë do të ndryshojë tërësisht. “Organizimi i përgjithshem i fermës do të jetë në te njejten hapsire territoriale sic ndodhet edhe sot. Strukturat e vjetra te betonit do te shemben dhe do te zevendesohen me struktura te reja metalike,” thuhet në dokument.

Por çfarë do të përmbajë ferma e re?

Sipas projektit, njëra nga godinat do të shërbejë si bankë gjenetike, ku do të ruhen farat e bimëve të ndryshme në kushte optimale. Por risi në këtë kompleks ferme do të jetë ndërtesa, e cila do të sherbejë si hotel për kafshë shtëpiake dhe qendër veterinarie.

Lajme të tjera |  Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Fondi i Zhvillimit zbulon se pjesë e hotelit do të jënë dy hapësira për relaksimin e kafshëve, një për mace dhe një tjetër për qen. Këto dy zona kane në total një hapësire prej 35 m2. Gjthashtu, në zonën e hotelit jane parashikuar edhe ambientet e stafit, si kuzhinë, tualet etj.

“Akomodimi i kafsheve eshte i ndare ne dy zona te vecanta. Zona deluxe, e cila përbëhet nga gjashtë dhoma individuale për qen dhe katër dhoma individuale për mace dhe zona e dytë është ajo standard. Kjo zonë përbëhet nga 24 ambiente të vogla individuale,” thuhet në dokumentat e tenderit.

Veç bankës gjenetike dhe hotelit të qenve, Ferma e re do të përmbajë stalla për lopët, të imtat si dhe disa laboratorë, ndërkohë që projekti arkitekturor i kompleksit është bërë nga studio Casanova-Hernandez./ Kapitali.al

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us