Qeveria greke me ‘fytyrë’ të re! Mitsotakis ‘rifreskon’ kabinetin pas festave

Disa muaj pasi fitoi zgjedhjet për të qeverisur i vetëm, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis rifreskoi këtë të mërkurë Qeverinë duke larguar disa ministra e duke rikthyer të tjerë. Ndryshimi i pare erdhi në Ministrinë e Mbrojtjes Civile, ku u largua Giannis Oikonomoun dhe u rikthye Michalis Chrysochoidis, i cili dorëzoi ‘portofolin’ e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lëvizja e Chrysochoidis nga Ministria e Shëndetësisë bëri që dy zyrtarë të tjerë të qeverisë të kthehen në postet që kanë mbajtur më pare në qeveri. Adonis Georgiadis rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ka shërbyer edhe në kohën e kryeministrit të Antonis Samaras (2013-2014), ndërsa pozicionin e tij në krye të Ministrisë së Punës do ta marrë Domna Michailidou, zv.ministrja e Arsimit.

Lajme të tjera |  Numërohen 28% e votave në rang vendi, PD ruan Shkodrën dhe Kukësin, vetëm dy qarqe blu në hartën zgjedhore

Strukturës së qeverisë iu shtuan dy persona të rinj që zunë poste në kabinet për herë të pare, deputeti i Ilias Andreas Nikolakopulos pasoi zëvendësministrin e Mbrojtjes Civile Kostas Katsafados, i cili mbeti jashtë qeverisë, si dhe ministri epror i tij, Yannis Oikonomou, ndërsa Ioanna Lytrivi do të marrë detyrën që Domna Michailidou kishte si zëvendësministre e Arsimit.

Ndryshimet:

-Ministria e Mbrojtjes Civile: Ministri Michalis Chrysochoidis, Zëvendësministri Andreas Nikolakopoulos

– Ministria e Shëndetësisë: Ministri Adonis Georgiadis

– Ministria e Punës dhe Sigurimet Shoqërore: Ministrja Domna Michailidou

– Ministria e Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve: Zëvendësministrja Ioanna Lytrivi

– Zëvendësministre pranë Kryeministrit dhe përfaqësues i qeverisë: Pavlos Marinakis

Betimi para Presidentes së Republikës Katerina Sakellaropoulou do të bëhet nesër, të enjten 4 janar ora 18:00

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us