Qeveria merr vendimin: Ja ku do shkojnë dhe kush do i përdorë të ardhurat nga industria e kanabisit

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në ligji për mbjelljen dhe kultivimin në mënyrë të kontrolluar të kanabisit, i miratuar rreth një vit më parë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ndryshimi ka të bëjë me mënyrën e përdorimit të të ardhurave nga dhënia e licencave dhe taksat vjetore.

Kështu, 70%  e të ardhurave do të shkojnë në buxhetin e shtetit, dhe 30% do të shkojnë në buxhetin e agjencisë përkatëse.

VENDIMI:

PROCEDURËN DHE MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TË ARDHURAVE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË KONTROLLIT TË CANNABIS-IT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

Lajme të tjera |  Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

V E N D O S I:

1. Të ardhurat nga tarifa e lëshimit të licencës për subjektet aplikante derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

2. Të ardhurat nga tarifa vjetore mbi veprimtarinë e subjekteve të licencuara derdhen 70% në buxhetin e shtetit dhe 30% përdoren nga Agjencia.

3. Të ardhurat e Agjencisë, të krijuara sipas pikës 2, të këtij vendimi, klasifikohen në strukturën buxhetore me kapitull 06 “Të ardhura të veta jashtë limitit” të patrashëgueshme dhe përdoren vetëm për investime e shpenzime të mbarëvajtjes së veprimtarisë operacionale të Agjencisë.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us