Qeveria shqiptare ka ndryshuar vendndodhjen e aeroportit të katërt që ishte planifikuar që të ndërtohej në vendin tonë.
Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur sot me gazetarët, zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se aeroporti do të ndërtohet në Gjirokastër dhe jo në Sarandë.
“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër, infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe t’i shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha Balluku.
Ndërkohë, brenda vitit 2025 pritet të nisin fluturimet nga aeroporti i Vlorës, u shpreh ministrja në konferencën e sotme për shtyp. Për ndërtimin e aeroportit të Sarandës janë hapur disa herë gara ndërkombëtare, por nuk është paraqitur asnjë ofertë nga kompanitë