Qeveria vihet në lëvizje për të ndihmuar Parashqevi Simakun, angazhohet Balla për ta pajisur me pasaportë

Qeveria shqiptare është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku.

Për të ndjekur këtë rast, është angazhuar Taulant Balla, i cili mban edhe një rol koordinues për diasporën.

Siç mësohet, ministri i Shtetit dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin Balla, dhe stafi diplomatik në Nju Jork të SHBA-ve, janë angazhuar për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, e cila nuk dispononte asnjë të tillë pas viteve të fundit që i kishte kaluar në gjendje të rënduar.

Burimet pohojnë se në konsullatën shqiptare në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren në dy drejtime: ta pajisë me një pasaportë shqiptare dhe të ndërmjetësojë me shtetin amerikan, për të kuptuar nëse ka dokumentacion që mund të rifreskohet, apo të niset ndonjë procedurë e re për ta pajisur si me dokumente identifikimi, ashtu edhe qëndrimi.

Lajme të tjera |  "E ke vajzën e bukur, do e marrim ne", çfarë ndodhi me Vokshin dhe Xhabaftët në Vorë më 11 maj

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us