Qytetarët sfidojnë të ftohtin në Vlorë, e nisin vitin duke u larë në det (VIDEO)

Disa qytetarë kanë zgjedhur që t’i kalojnë ditët e para të 2025 në plazh. Pavarësisht temperaturave të ulëta, disa kanë sfiduar të ftohtin duke u larë në plazhin e Vlorës.

Video është ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama. Në video dallohen disa qytetarë që marrin rreze dielli në breg të detit, e të tjerë kanë zgjedhur që të lahen në ujin e ftohtë.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje se si ka nisur 2025 në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us