Racing zyrtarizon Maguette, Partizani përfiton shumë më pak se ç’priste: Detajet e transferimit të mesfushorit

Maguette Gueye është zyrtarisht futbollisti i La Ligas së 2 spanjolle, pasi ish-futbollisti i Partizanit i cili përfitonte një pagë 2 mijë euro në muaj në Tiranë, ka firmosur për ekipin e Racing Santanderderi në vitin 2029.

Mesfushori është larguar nga të kuqtë pas dy sezoneve, duke humbur lojtarin më të shtrenjtë në përbërje.

Ndonëse në mediat spanjolle dhe portalin e ‘Transfermarket’ pretendohet se transferimi është kryer për 1 milionë euro, klubi i kuq ka përfituar më pak.

Burime bëjnë me dije se Partizani për 21-vjeçarin ka marrë pak më shumë se 500 mijë euro si dhe ka mbajtur 15% të kartonit në rast shitje në të ardhmen.

Lajme të tjera |  U kryqëzua nga tifozët pas humbjes me Interin, reagon për herë të parë Ronald Araujo: E pranoj, dhemb shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us