Radarët e Monitorimit të Trafikut bëjnë kërdinë me gjoba të paligjshme

Radarët e monitorimit të trafikut janë duke bërë kërdinë me gjoba masive, ligjshmëria e të cilave është më shumë se e dyshimtë. Edhe pse investimi për monitorimin e Trafikut në akset kryesore kombëtare nuk ka përfunduar ende dhe nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, radarët kanë vendosur gjoba masivisht, për shumicën dërrmuese të të cilave drejtuesit e mjeteve nuk janë në dijeni fare.

“Kur ndodh një shkelje rrugore, kamerat inteligjente regjistrojnë automatikisht të dhënat dhe fotot përkatëse. Më pas, këto informacione analizohen nga operatorët dhe i transmetohen Policisë së Shtetit. Kjo e fundit verifikon rastin dhe liron gjobën përkatëse, e cila i shkon drejtëpërdrejt drejtuesit të mjetit në sistemin elektronik të gjobave,” thotë Marin Bezhani – Drejtor i Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut (QKMT).

Lajme të tjera |  Humbja e thellë e PD në zgjedhje, Baçi: Për Fierin ndihem përgjegjës, koha do e tregojë ku gaboi PD

Por cilat janë pikat që monitorohen aktualisht?

“Monitorimi po kryhet në fazë testimi në disa pika të zgjedhura strategjike, përfshirë: Golemin pranë stacionit të trenit, mbikalimin e Spillesë 1 dhe Spillesë 2, zonën e njohur si ‘Zham Sektor’, si dhe në Bishtin e Zhurit dhe Rrogozhinë. Përveç këtyre, testime po zhvillohen edhe në disa akse të tjera rrugore kryesore në vend.”

Projekti për monitorimin e trafikut në autostradat kombëtare është tenderuar për një vlerë prej rreth 20 milionë eurosh. Ai parashikon vendosjen e kamerave të trafikut fillimisht për 200 kilometra rrugë kombëtare, të cilat monitorojnë dhe përcjellin në kohë reale ccdo shkelje./ Kapitali. Al

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us