Radhë kilometrike në Kakavijë, pala greke nis “presionin” me vonesa në doganë

Greqia deklaroi sot se do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE, duke e zyrtarizuar vendimin e saj me një letër drejtuar Tiranës dhe Brukselit.

Por duket se presionet e Greqisë për “çështjen Beleri” teksa seanca e radhës gjyqësore po afron, është duke u shtuar edhe në terren.

Në doganën e Kakavijës, sot është krijuar një radhë e gjatë disa kilometra. Qindra makina që duan të hyjnë drejt Shqipërisë janë bllokuar në radhë në tre korsi, ndërsa shkak është bërë pala greke që po punon me dy sportele.

Mijëra shqiptarë zgjedhin të kthehen në atdhe, teksa afrojnë edhe festat e fundvitit.

Lajme të tjera |  Moti i paqëndrueshëm, nuk do mungojnë as reshjet e shiut! Ja sa do të jenë temperaturat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us