Radhë të gjata në doganë, ministri Balla tregon bisedën me homologët: Gatishmëri dhe bashkëpunim për shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka sqaruar situatën lidhur me radhët e gjata që krijohen në kufi me ardhjen e shumë turistëve në prag të festave.

Balla thotë se ka komunikuar me homologët për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar.

Ministri thotë se po e ndjek situatën orë pas ore, po ashtu dhe flukset që krijohen në dogana.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve. Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht. Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar. Nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por vijojmë të ndjekim dhe aty flukset.

Lajme të tjera |  Miratohet ligji që rregullon bashkëpronësinë, administrator për të gjitha pallatet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us