Rama bën ‘mea culpa’: Kërkova ndjesë për termin ‘autik’, doli padashje! Nuk i kam ofenduar burrat

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot bashkëbisedimin me qytetarët në rubrikën ‘Sy më sy’. Rama komentoi gjuhën e përdorur gjatë fushatës elektorale, ku u ndal edhe një herë tek termi “politikisht autik’. Një deklaratë, e cila nxiti jo pak reagime, ku konkretisht, Rama nga Gjirokastra tha se kush zgjedh kënetën në vend të BE-së është “politikisht autik”.

Kreu i qeverisë sqaroi se përdorimi i termit ishte gabim dhe u shpreh se nuk ka një lider tjetër politik që ka kërkuar ndjesë. Rama sqaroi se ‘autizmi politik’ është një term i përdorur në literaturën akademik dhe politike, nuk është krijuar për të fyer askënd.

Edi Rama: Jemi në kushtet kur ka dëshpërim të madh në anën tjetër, që reflektohet edhe në pasaqyrat e kënetes mediatike sepse në këtë vend ku ka shumë ankesa dhe pretendime se jetohet në një auokraci, faktikisht nuk lihet gjë pa thënë për mua, qeverinë dhe PS. Madje edhe për vetë popullin. Së fundmi në këto pasqyra konsiderohet i sëmurë. Në të gjitha aspektet ka progress, në të gjitha zonat e vensdit, në të gjithë sektorët. Patjetër që ka ende shumë për të bërë prandaj kërkojmë mandatin e 4. Në këtë dëshpërim të madh ka element të tjerë. Një është se flitet për gjuhën time, që paskam thënë dhe bërë gjëra që askush nuk i bën. Cilat janë këto? Unë akoma nuk e kuptoj se në cilën nga gjërat që kam thënë kam bërë gjëseni tjetër përvecse kam komunikuar hapur me poublikun. Ka vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë, por ka qenë gabim pa dashje. Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Nuk është diçka e krijuar për të fyer apo lënduar askënd, por me shumë të drejtë, u desh të gaboja që ta mësoja, prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm. Doli prekt padashje duke folur, dhe i gjendur në kushtet kur ndjeva se mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autikë, kërkova ndjesë. Patjetër që nuk është hera e parë që gaboj. Kam bërë edhe në ndonjë rast tjetër atë që duhet të bëjë dikush që gabon, të kërkoj ndjesë. Ma gjeni dot një tjetër udhëheqës politik shqiptar që ka kërkyuar ndjesë.

Më tej Rama ka komentuar edhe deklarata e tij nga Dibra ku u shpreh se burrat që mbështesin Partinë Demokratike janë ‘çyrykë’. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka ofenduar asnjë burrë dibran, duke theksuar se ka thënë “gjysmat e tyre”, referuar atyre që nuk mbështesin PS-së.

Edi Rama: Unë s’kam ofenduar asnjë burrë dibran, kam thënë “gjysmat”, kam shpjeguar elektoratin se 56% e grave shqiptare, pjesë më e shëndetshme politikisht sepse janë më pak të prirura për të ulur në kafe mbështet PS. Në disa qarqe shkon mbi 60%. Tek burrat jemi më afër, dhe kam thënë na mjafton 56% e grave, 55% e votuesve e parë dhe gjysma e burrave, gjysma tjetër janë çyrykë politikisht. Të shkosh me kënetën ka një problem shumë të madh. Kjo është arsyeja pse gratë dibrane dhe që burrat dibranë nuk janë fare të fyer, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje. Apo më pas do të vijë ajo fjalia siç thoshin disa çyrykë nga pasqyrat e kënetës natën është populli i sëmurë se mendon se gjërat po shkojnë si duhet. I ka blerë Rama. 800 e kusur mijë, mund të shkojë 900 e kusur mijë afro 1 mln, nëse do t’u mësohet emigrantëve se ka pasur disa probleme DHL i kam blerë unë. Zot i madh.

Kryeministri Edi Rama kohët e fundit po e përqendron fushatën te gratë. Në takimet e tij ai është shprehur se gratë e vajzat demokrate janë më realiste.

Lajme të tjera |  I quajti BURRAT dibranë “çyrykë”, Rama: Nuk janë fare të fyer, përkundrazi!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us