“Rama është delja e zezë e Europës”, Berisha: Rezoluta e PPE-së e damkosi si armik të votës së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për shtyp këtë të enjte ku u ndal te rezoluta e miratuar nga PPE-ja. Sipas kryedemokratit, rezoluta damkos Ramën si armik të votës së lirë.

Berisha theksoi se “dje në Valencia, kongresi i PPE, që grumbullon 82 parti të qendrës së djathtë të kontinentit evropian, të cilat udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian, udhëheqin Gjermaninë, Austrinë dhe janë kryeministra në 12 vende të tjera dhe qeveri në disa të tjera, miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm një javë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, kushtuar integritetit të procesit elektoral në Shqipëri”.

“Kjo rezolutë, e cila u miratua pa asnjë votë kundër në unanimitet të plotë, damkosi në mënyrë përfundimtare Edi Ramën si armik i votës së lirë në kontinentin evropian, e rreshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër. PPE i bën thirrje për veprim BE-së, OSBE-së dhe Këshillit të Europës që të kërkojnë nga autoritetet shqiptare të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror, blerjen e votës dhe manipulimin zgjedhor. Prokuroria duhet të hetojë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë”, tha Berisha.

“PPE gjithashtu i bën thirrje OSBE-ODIHR-it të dërgojnë vëzhgues afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë, të dokumentojnë abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare”, shtoi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Dje në Valencia, kongresi i PPE, që grumbullon 82 parti të qendrës së djathtë të kontinentit evropian, të cilat udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian, udhëheqin Gjermaninë, Austrinë dhe janë kryeministra në 12 vende të tjera dhe qeveri në disa të tjera, miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm një javë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, kushtuar integritetit të procesit elektoral në Shqipëri.

Kjo rezolutë, e cila u miratua pa asnjë votë kundër në unanimitet të plotë, damkosi në mënyrë përfundimtare Edi Ramën si armik i votës së lirë në kontinentin evropian, e rreshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër.

Rezoluta denoncon haptas Edi Ramën dhe regjimin e tij se:

-Po minon zgjedhjet nga manipulimi dhe keqpërdorimi i pushtetit.

-Po shtyp pluralizmin politik përmes presionit institucional dhe se po shtyp opozitën dhe liderët e saj, anëtarë të parlamentit dhe qeveritarë vendorë të opozitës.

-Dënon kontrollin qeveritar mbi mediat dhe mbylljen nga Edi Rama të TikTokut.

-Denoncon mosrespektimin e shtetit ligjor, kapjen e shtetit ligjor, çka ka sjellë, thekson rezoluta, pandëshkueshmëri.

Në rezolutë dënohen gjithashtu me forcë të madhe dhe haptas keqpërdorimi i vazhdueshëm i pushtetit shtetëror.

Shteti elektoral, dmth përdorimi i burimeve shtetërore për zgjedhje.

Blerja me lekë e votës.

Blerja e votës me kanabis.

Blerja e votës me punësime.

Blerja e votës me prokurime.

Blerja e të drejtës së votës, dhunimi i votës dhe fshehtësisë së saj.

Europa e tërë qëndron pas shqiptarëve dhe të drejtës për të votuar si qytetarë të lirë.

Denoncohet censurimi i opozitës.

Jo vetëm kaq, por edhe censurimi i Europës nga Edi Rama.

Këtë rezolutë, shqiptarëve nuk ua lexuan mediat kryesore të kontrolluar nga Edi Rama.

Denoncon kërcënimin dhe ndjekjen penale të kandidatëve të opozitës.

Mosndëshkimin, ju lutem, mosndëshkimin e krimit zgjedhor.

Pra, Europa e qendrës së djathtë, denoncon haptas mosndëshkimin e krimit zgjedhor në Shqipëri.

Dhunimin e kodit zgjedhor.

Por denoncon zëvendësimin e paligjshëm të Erion Veliajt për të përdorur burimet e bashkisë me qëllime elektorale.

Moszbatimin e vazhdueshëm nga Edi Rama të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Përdorimin e administratës në fushatë zgjedhore.

Përdorimin e lidhjeve politike me krimin për të rrëmbyer votat e qytetarëve.

Emërimet politike në organet e zbatimit të ligjit dhe në drejtësi, që janë të zakonshme në Shqipëri.

PPE në rezolutën numër 4 të votuar me emergjencë dje bën thirrje për veprim BE, OSBE-së, KiE dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare demokratike të ndalojnë çdo lloj keqpërdorimi të pushtetit shtetëror.

Blerjen e votës.

Intimidimin e votuesve dhe manipulimin zgjedhor.

Kërkon që zyra e prokurorisë të hetojë në mënyrë të plotë dhe në kohë para zgjedhjeve të gjitha akuzat që lidhen me krimet zgjedhore dhe të sjellë autorët para drejtësisë.

E kuptoni vetë, Edi Ramën, Ulsi Manjën, etj me radhë.

Të sigurojë qasje të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajë mbikëqyrjen e pavarur zgjedhore.

PPE gjithashtu bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Europës të dërgojnë vëzhgues të tjerë afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë.

Të dokumentojë dhe denoncojnë publikisht abuzimet zgjedhore në raportet përfundimtare.

Të aplikojnë mekanizmat e kushtëzimit brenda procesit të anëtarësimit në BE, pra kredencialet e Edi Ramës u dogjën përfundimisht, nëse shkeljet vazhdojnë.

Rezoluta përfundon: PPE do monitorojë nga afër me kujdes zhvillimet në Shqipëri.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo rezolutë e votuar dje nga CDU, partia e kancelarit Merz dhe 82 parti të tjera, anëtare të PPE, vjen si diamanti në kurorë të tre rezolutave të tjera dhe Shqipëria bëhet vendi i vetëm që në harkun kohor 6-mujor, komuniteti ndërkombëtar lëshon 4 rezoluta për ndëshkimin e Edi Ramës.

Pra, siç e shihni, Edi Rama është delja e zezë e Europës në raport me zgjedhjet dhe drogën.

De facto Edi Rama është sot delja e zezë e Europës.

Ai, siç i quajti këto broçkulla, por këto janë të vërteta të cilat në mëyrë absolutisht nuk do i kapërdijë asnjë shqiptar dhe asnjë evropian.

Pra, ky është Edi Rama, 8 ditë para zgjedhjeve.

I nxirë siç është”.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 2 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us