“Rama është i dërguari i Zotit”, kandidati për deputet në Elbasan: E solli në vitin 2013, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë!

I papërmbajtshëm dhe me nota hyjnizimi ka qenë fjalimi i ditës së djeshme i kandidatit për deputet të PS-së në Elbasan, Shkëlqim Bullarit.

Teksa shprehej se zona që mbulon, Cërrikumë 11 maj do të votojë numrin 5, ai nuk nguroi ta lartësonte kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si strateg.

Jo vetëm kaq, por Bullari e ngriti Ramën në lartësinë e një “mesie” duke thënë se atë na e zbriti Zoti në vitin 2013 për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, e për t’ia ndryshuar pamjen vendit.

Cërriku e ka ndarë mendjen voton numrin 5, voton strategun tonë Edi Rama që Zoti na e zbriti në vitin 2013 për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, për t’ia ndryshuar pamjen Shqipërisë sonë”, tha kandidati Shkëlqim Bullari.

Lajme të tjera |  Tym i bardhë në Vatikan! Kardinalët zgjedhin Papën e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us