Kryeministri Edi Rama, në samitin e Komunitetit Politik Europian, është shprehur se Europa ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten.
“Kur Donald Trump tha se Zoti i shpëtoi nga plumbi se i plotfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Gjysma tjetër është se Zoti kishte plan edhe për Europën dhe nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq”, tha kreu i qeverisë.
Rama: Beteja jonë nuk mund të ketë të bëjë vetëm me qëndresë, por atë çfarë mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë dhe Europën tonë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe për të forcuar besimin në kapacitet tonë njerëzore të arsyetimit
Kur Donald Trump tha se Zoti i shpëtoi nga plumbi se i plotfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Gjysma tjetër është se Zoti kishte plan edhe për Europën dhe nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq. Europa edhe njëherë ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten. Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës, i ynë i në këtë rast, nuk është u themi rrëmbimi, por rikthim lindjeje. Rikthimi në shtëpi që gëlon nga ëndrrat e së ardhmes, e çliruar nga mitet e së shkuarës, e mbrojtur mirë dhe një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve tanë.