Rama flet për marrëveshjen nga Italia: Nëse do të na e kishte kërkuar një shtet tjetër, do të ishte refuzuar!

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Romë ku merr pjesë në Kongresin vjetor të partisë së Giorgia Meloni-t, Vëllezërit e Italisë.

Gjatë këtij eventi, kreu i qeverisë ka komentuar edhe marrëveshjen e arritur me Italinë, për strehimin e një numri refugjatësh.

Teksa marrëveshja është pezulluar kryesisht nga Gjykata Kushtetuese për t’u shqyrtuar me themel, Rama deklaroi se nëse kërkesa do të ishte bërë nga ndonjë vend tjetër, qeveria shqiptare nuk do ta kishte pranuar.

BE nuk e kupton as origjinën e problemit. Ka një origjinë që është e lidhur me historinë. Duhet punuar për të gjetur zgjidhje që ndoshta nuk janë perfekte, por nuk kuptohet se çfarë bëjnë ata që kritikojnë? Ne kemi pasur kërkesa nga vende të tjera të BE dhe u kemi thënë jo. Vende kushërinj. Italia është vend vëlla, motër.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 dhjetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sipas Ramës, Italia nuk po kërkon të transferojë problemin në Shqipëri, por “kërkon të zgjerojë hapësirën për ta trajtuar problemin.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us