Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbajtur një miting në Gramsh, pasditen e kësaj të enjte, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama lëvdoi kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilin e konsideroi si një prokuror me integritet dhe kurajo, duke ripërsëritur se ishte forca e tij politike që ia dha atij “shpatën” e drejtësisë.
Sipas Ramës, Altin Dumanit nuk ia kishte dëgjuar njeri emrin para reformës në drejtësi dhe as vetë ai nuk ia dinte egzistencën.
“E dini ju kush është Altin Dumani sot? Një prokuror me integritet dhe kurajo, që drejton një strukturë që ka mbështetje të madhe, megjithë të metat që ka, që të vendosi drejtësi para ligjit. Si po e bën? Me shpatën që i dhamë e i dorëzuam ne. Dumani nuk është 20 vjeç, nuk e di sesa vjeç është, ia kishte dëgjuar njeri emrin, unë s’e dija se ekzistonte Altin Dumani. Kishte thirrur ndonjëherë ky prokuror kurajoz me integritet një politikan a zyrtar me pushtet?
Le më ta çonte në gjykatë. Jo! Sepse Altin Dumani atëkohë kishte njerëz të çarmatosur, e që ata sot, këneta me kua-kua kuatë, që i tregon popullit përralla që nuk i ha njeri, ata që dikur pengonin drejtësinë, vite më parë, vrisnin, kanë vrarë njerëz, vranë disa herë, jo në të njëjtën kohë, në kohë të ndryshme, disa herë, edhe poshtë dritares së kryeministrisë. Imagjinoni ju kur ai vriste protestues poshtë zyrës, Altin Dumani të çonte njerëz për të arrestuar njerëzit e mi e unë të dilja ta sulmoja Dumanin, ta pengoja e të dilja e të thosha se prokurori është lavire bulevardi, siç bëri bufi i kënetës. E nuk janë shumë vite larg, ndodhi para pak vitesh. Pse duket kjo sikur është histori kaq e largët, sa edhe bufi i kënetës duket sikur s’ka lidhje me atë histori? Sepse ne në 12 vite kemi ndërtuar një Shqipëri tjetër”, tha Rama.