Rama ironizon Alizotin nga Librazhdi: Erdha me shumë frikë, ka dalë njëri e ka thënë ‘do t’ju ha të gjallë’

Kryesocialisti Edi Rama e nisi fjalën e tij në takimin që po zhvillon me qytetarët e Librazhdit me një ironi ndaj Tomor Alizotit, drejtuesit politik të PD në qarkun e Elbasanit, i cili pak ditë më parë ‘kërcënoi’ kundërshtarët politikë se ‘do t’ju hamë të gjallë’.

Me ironi, Rama tha se ka shkuar me frikë në Librazhd pas fjalëve të drejtuesit politik të Berishës.

“Kam ardhur me shumë frikë dhe gati gati isha duke u kthyer mbrapsht se ka dalë njoni këtej se do të na hajë të gjallë. Edhe thashë mirëpo nuk e shoh gjëkundi. Sot kemi edhe një takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj se jeni kaq shumë këtu se duke iu parë kaq shumë edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend.”, u shpreh Rama. 

Lajme të tjera |  Sondazhi/ Si ka ndryshuar pëlqimi për krerët e politikës një javë para zgjedhjeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us