Rama ironizon Berishën për lajmin se do udhëtonte në SHBA: Një tjetër tallje e bufit me kënetën…

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme në lidhje me një lajm të publikuar në media se “Berisha mund të udhëtonte në SHBA”.

Me nënshkrimin “Një tjetër tallje!” dhe një video-postim me gafat dhe lëmshet e Berishës gjatë konferencave dhe fushatave, kryeministri shoqëron publikimin e tij të radhës në rrjetin social Facebook.

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…”.

“Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”.

Lajme të tjera |  DASH: Sali Berisha mund të vijë në SHBA, marrëdhëniet me Shqipërinë nuk mund të cënohen nga vendimet politike të Biden

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us