Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Kreu i qeverisë teksa ndodhej rrugës për në Vlorë, ku do të zhvillojë takimin elektoral ka dhënë lajmin se është aprovuar për t’u hapur një tjetër grup kapitull negociatash me BE.
Edi Rama: Dje kur po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Grup kapitulli tjetër i negociatave u aprovua për tu hapur, kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani, që bëjnë 24, mbeten dhe 11 për t’u hapur, kam besim dhe shpresoj që me fuqinë e re të Majit do të hapim edhe ato 11 të tjera brenda këtij viti. Kështu që ky do të ishte një rekord evropian sepse asnjë vend nuk i ka hapur të gjithë në një vit dhe asnjë vend nuk i ka mbyllur negociatat ne 3 vite. Kemi 2027 si afat dhe fati europian është në duart tona.
Për herë të parë më 15 tetor, Shqipëria çeli grup-kapitujt e parë me BE-në, të cilat janë themelore për progresin e vendit tonë me Bashkimin Evropian. Progresi me këto kapituj përcakton edhe ritmin e hapjes së grup-kapitujve të tjerë.