Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur në Petrelë ku ka komentuar kontratën 6 milionë dollarëshe për të lobuar në SHBA për t’i hequr ‘non grata-n’ Sali Berishës.
Ai tha se këta ‘patriotët’ që kanë paguar 6 milionë dollarë për të ndihmuar Berishën, ngjajnë me baxhanakët dhe vjehrrat e atyre gjyqtarëve që, kur donin të kalonin vetingun, thoshin se paratë ia kishin dhënë familjarët.
Dje, shqiptarët panë një kontratë të pabesueshme me një grup magjistarësh amerikanë, siç i quajnë ata. 6 milionë dollarë janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës dhe ndërkohë është thënë se kjo kontratë është një kontratë që financohet nga disa patriotë.
Flitet për patriotë, dhe kjo më kujton vjerrët dhe baxhanakët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që më kujtojnë se ata ikën kur kaluan vetingun. Njësoj si patriotë, por edhe sikur të ekzistonin, se kjo të kujton edhe Lulin që e vunë përpara për 500 mijë dollarë dhe 6 milionë dollarë. Për ligjin e Shqipërisë, kjo është një shkelje flagrante.
Nuk ishte aq e thjeshtë saç u bë, që gjoja këtu ka një komplot, se SHBA u ngrit dhe e damkosi, se unë dhe Sorosi bëmë një konspiracion për të goditur bufin. Edhe kur ndërruam administratën, gjithçka do të rregullohej dhe ky buf do të dilte si pëllumb.”-tha Rama.