Rama komenton protestat e opozitës para Bashkisë Tiranë: Si hudhër që mos të na marrin mësysh! Bëjnë vetëm ‘kuak, kuak, kuak’

Kryeministri Edi Rama vijoi me komunikimin me komentuesit në rrjete sociale. Dikush i shkruante se kur do mbarojë bllokimi i përjavshëm që bën opozita te rruga pranë bashkisë së Tiranës.

Rama thotë se ata janë bërë si hudhër te bashkia, ndërkohë që bllokimi i rrugëve nuk ka lidhje me opozitën apo programin, por është vetëm kuak kuak kuak.

Kur do marrë fund bllokimi i opozitës tek bashkia?

“Çfarë t’ju them? Ke shumë të drejtë, por është bërë pak si modë këtu, del një grusht njerëzish, zënë rrugën dhe pastaj të tjerët duhet të presin që ata të shpërndahen.

Çfarë t’i bëjmë tani, jua thashë janë bërë si hudhra atje te Bashkia e Tiranës, bëjnë punën e hudhrës, që mos të marrin n’sysh, nuk di çtë them tjetër.

Lajme të tjera |  “M’u fik mjeti sepse më mbaroi nafta”/ Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës!

Njerëz që merren me muret, bien mureve i bien karrigeve, i bien tavolinave, çfarë opozitë është kjo? Nuk ka lidhje me opozitën, nuk ka lodhje me dite, nuk ka lidhje me të ardhmen,  nuk ka lidhje me alternativat”, tha Rama.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us